27/11 08:42
Miliarderja 23-vjeçare Kylie Jenner kritikohet sistematikisht nga ndjekësit për përdorimin e tepërt të Photoshop-it në fotografitë e saj.
Së fundmi, Kylie u shfaq në një foto së bashku me James Charles. Por në këtë selfie, miliarderja dukej shumë ndryshe nga sa u shfaq në të njëjtën video po me James-in. Dyshja po i tregonte fansave se si të bënin një makijazh të frikshëm me rastin e Halloween-it.
Videoja filloi me Kylie-n, e cila ishte krejt natyrale dhe James po bënte grimin. Gjatë klipit 16-minutësh, dy miqtë u shfaqen edhe me gota vere teksa flisnin për kohërat argëtuese së bashku. Ndërkohë pamja përfundimtare tregon 23-vjeçaren të transformuar pikërisht për Halloween.
Top Channel