Leanza Cornett

Bukuroshja që fitoi titullin si “Miss Amerika” në vitin 1993, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Vdekja e Cornett u konfirmua nga kompeticioni i “Miss Amerika”, në një deklaratë të dhënë të mërkurën.

“Është shumë e dhimbshme që kompeticioni ‘Miss Amerika’ po transmeton lajmin për vdekjen e ‘Miss Amerika’ dhe mikes tonë të dashur, Leanza Cornett. Leanza kishte një shpirt të ndritshëm e të bukur dhe ishte e mahnitshme. Ju e dini që ajo kishte vlerë të shumë njerëz, e po ashtu edhe tek ju. Ne jemi të tmerruar nga kjo humbje e papritur në familjen e kompeticionit tonë ‘Miss America’ dhe ndihemi shumë keq për familjen dhe miqtë e saj”, shkruhet në njoftim.

Organizata ndërkohë deri më tani nuk ka treguar ndonjë shkak të vdekjes së saj.

Sipas News 4,  në Jacksonville, Florida, qyteti i lindjes së Cornett, ajo pësoi një lëndim në kokë më 12 tetor.

Sipas disa raportimeve, Leanza ka lindur në Virxhinia ndërsa është rritur në Florida. Ajo fitoi titullin si “Miss Florida” në vitin 1992, përpara se ta rrëmbente kurorën për “Miss Amerika”.

Ajo ishte e martuar me aktorin dhe ish-prezantuesin e “Entertainment Tonight”, Mark Steinees në vitet  ’90.

Çifti u divorcuan në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku: Kai, 18 vjeç dhe Avery, 16 vjeç.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel