Elton John

Legjenda e muzikës, Elton John ka folur publikisht me Dua Lipën gjatë një videoje live në Instagram.

John e lavdëroi publikisht Duan për albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”.

Ai e cilësoi si albumin më të mirë të këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.

“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’. Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.

Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe  se”Levitating”  është e preferuara e tij.

Së fundmi artistja shqiptare është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane “AMA”,  “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Ndërkohë, Dua njoftoi disa ditë më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

Festa e pavarësisë në Vlorë/ Organizime të reduktuara në qytetin e ngritjes së flamurit
Vaksinohen edukatoret/ Nis procesi në të gjitha kopshtet e çerdhet e Tiranës
Nga 1 dhjetori mësimi do të zhvillohet i alternuar/ Nxënësit: Duam të rrimë në shkollë
Shembet pallati në Durrës/ Ishte dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti i një viti më parë
“Pandemia Covid-19 ka frenuar lejet e ndërtimit. Instituti i Statistikave raporton se në total në të gjithë vendin lejet e dhëna nga bashkitë për ndërtime të reja gjatë periudhës Korrik – Shtator arritën në 262, në rënie me 14.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.” Por, në raport me tremujorin e kaluar që përkon me periudhën Prill – Qershor, kohë kur vendi ishte në karantinë ka një rritje të ndjeshme me 53 leje më shumë të miratuara. Tirana kryeson listën me numrin më të lartë me 68 leje të dhëna sipas Instat edhe pse në krahasim me të njëjtën periudhë 2019-ës, ka thuajse një përgjysmim të tyre. Qyteti bregdetar i Durrësit nga ana tjetër ka shënuar një rekord në lejet e dhëna nga bashkia me 49 të tilla në total. Kjo rritje e fortë e lejeve të miratuara për ndërtime të reja në Durrës lidhet kryesisht edhe me procesin e rindërtimit, i cili ka nisur tashmë zbatimin në zonat e prekura nga tërmeti. Paralelisht me uljen e numrit të lejeve, rënie ka pësuar edhe sipërfaqja e dhënë për ndërtesa të reja, teksa vlera e përafërt e lejeve të miratuara në tremujorin e tretë arriti vlerën e rreth 19.5 miliardë lekëve apo 157.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e lejeve janë dhënë për ndërtesa banimi kryesisht për banesa njëkatëshe dhe dykatëshe, si dhe për ndërtesa të tjera për qëllime tregtare apo objekte të tjera për zyra.
Një minutë heshtje në nder të Maradonës/ Nis ndeshja mes Kombëtares sonë të femrave dhe Qipros