“Shpërthimi më ka copëtuar zemrën. U ndjeva e shkatërruar e traumatizuar si të gjithë ne në Liban”, thotë 33 vjeçarja Nazer, e cila ashtu si shumë rezidentë të tjerë iu bashkua përpjekjeve për pastrimin dhe riparimin e qytetit, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Aty ajo krijoi konceptin e përdorimit e mbetjeve të gjetura për krijimin e një vepre artistike që do të inkurajonte individët të bashkohen dhe të rindërtojnë.

“Menjëherë ndjeva nevojën për riparim dhe shërim me anë të veprës artistike , dhe kjo ishte mënyra ime e pranimit të realitetit dhe nxitjen për rindërtimin e individit”, thotë ajo.

Për disa javë Nazer eci në rrugët e Beirut, duke mbledhur copa metalesh të përdredhura, xhama të thyer dhe mbetje të hedhura nga njerëzit, për të përdorur në skulpturën e saj.

“Udhëtova në shtëpitë e individëve të shkatërruara nga shpërthimi. Më parë isha e thjesht e shokuar por individët më dhanë shembuj të rëndësishëm nga jeta, fëmijëria e tyre”.

Kur më në fund Nazer kishte objekte të mjaftueshme, ajo krijoi me to një zonjë që valëvit flamurin e Libanit, teksa në këmbët e saj një orë ka ndalur në 6:08, ora e shpërthimti të dytë shkatërrimtar.

Për Nazer, kjo metodë është një katarsis, ashtu si dhe veprat e saj të tjera si muralet për trazirat shoqëroe e politike në Liban.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA