Deputeti Adriatik Alimadhi ka rrëfyer gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare situatën e vështirë që ka kaluar prej Covid-19.
Në fjalën e tij ku po diskutohet për marrëveshjen që Shqipëria do të bëjë me Aleancën “ Gavi” për per pjesemarrjen ne strukturen globale te qasjes ne vaksinat COVID-19 (Covax Facility)”, Alimadhi është shprehur se ka kaluar momente të vështira gjatë kohës kur ka qënë i shtruar në spitalin infektiv dhe më pas është transferuar në spitalin “ Shefqet Ndroqi.
Në fund ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.
“Meqë jam prekur nga covid Ralf do të të them një gjë. Doktoreshë Najada vinte 4 ose 5 herë në ndohmën time dhe diskutonim për ecurinë e shëndetit, edhe pse ilaçet nuk dhanë efekt po përpiqesha për të mbijetuar.
Doktor Pëllumb Pipero ka thënë një shprehje të bukur “Para të bardha për ditë zezë”.
Shyqyr që qeveria shqiptare i ka mundësitë që të lidhë një marrëveshje për të siguruar vaksinën që do të dalë kundër Covid-19.
Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, personalisht e kam vuajtur këtë shumë keq. E kam vuajtur këtë. Të gjithë mjekët kanë pasur solidaritet dhe bashkohem tërësisht me ta. Ne jemi deputet dhe unë kam dashur që çdo shqetësim timin me Covidin ta ndaj me shoqërinë. Nuk është momenti për të bërë politikë Ralf.
Kur bëra kalimin nga Infektivi në Sanatorium, tek një doktor popullor që quhet Ylli Merja kanë renduar të gjithë njerëzit e mi për atë ilac. Infermierët thoshin ai vdiq, por shpëtoi nga një ilac me pika. Ndaj them që duhen përgatitur ilaçet e të jemi gati.
Të gjithë doktorët më kanë shërbyer me gjithçka. ilaçet duhet përgatitur dhe duhen marrë për të qenë përballë një pandemie që nuk dihet si shkon, para të bardha për ditë të zeza. Votojeni Iu ftoj që ta votoni pro këtë projektligj”, tha Alimadhi.
Top Channel