25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 më gjendje më të rëndë
29/10/2020 08:47
25 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshme të Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 18 prej këtyre pacientëve po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa 5 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Top Channel