Turqia kritikon Armeninë për “sulm çnjerëzor” ndaj Azerbajxhanit

28/10/2020 09:22

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar “sulmet çnjërëzore të Armenisë ndaj civilëve” në Azerbajxhan.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin çnjerëzor të Armenisë dhe u bëjmë thirrje vendeve që kanë ndërgjegje dhe përgjegjësi të ndalojnë krimet e luftës”, tha ministria turke.

Pavarësisht nga armëpushimi, thuhet më tej, “sulmet e vazhdueshme të Armenisë që shënjestrojnë vendbanimet civile jashtë zonës së konfliktit në Azerbajxhan shkelin të gjitha vlerat universale humanitare dhe morale”.

Të paktën katër civilë u vranë, përfshirë një 2-vjeçar, si dhe 13 të tjerë u plagosën në Barda kur Armenia duke shkelur armëpushim shënjestroi vendbanimet civile në Azerbajxhan.

“Ne urojmë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë që humbën jetën, shërim të menjëhershëm për të plagosurit dhe ngushëllime për të gjithë popullin azerbajxhanas”, tha ministria turke.

Një armëpushim i ri i përkohshëm humanitar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, i ndërmjetësuar nga SHBA-të, u njoftua të dielën dhe hyri në fuqi dje në orën 8 të mëngjesit sipas orës lokale.

Që kur shpërthyen përplasjet më 27 shtator, Armenia vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre armëpushime humanitare që nga 10 tetori. Deri më tani të paktën 65 civilë azerbajxhanas janë vrarë dhe 297 të tjerë janë plagosur.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Disa rezulta të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë “tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave pushtuese” nga territori i pushtuar i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për pothuajse tre dekada ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA