Ashtu si çdo sezon, “Shiko kush LUAN” nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës, vjen me një puntatë të veçantë dedikuar festës së Halloween.

Këtë të shtunë në emision do të ketë shumë surpriza. Një ndër to do të zbulohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 përmes një promoje në rrjetet sociale.

Gjatë sezonit të katërt, kemi parë tre kapitenë në “Shiko kush LUAN”, Florjan Binaj, Rezart Veleshnjën dhe Irgen Çelën. Por, cilët do të jenë kapitenët e skuadrës blu dhe të kuqe nisur nga episodi i të shtunës e në vazhdim? Kjo mbetet për t’u parë!

Ndërkohë, një tjetër surprizë në 21:00: Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca, siç nuk e keni parë kurrë! Mos e humbisni!

Top Channel