Greqia shënon sërish rekord infektimesh me Covid-19! Specialistët e Shëndetësisë po shohin mundësin për karantinë në Selanik

28/10/2020 17:46

Greqia shënon përsëri një rekord negativ për rastet e përditshme me covid-19. Në 24 orët e fundit Organizmi Kombëtar i Shëndetit bën me dije se janë regjistruar 1547 raste të reja me koronavirus.

Prej tyre 52 janë regjistruar në pikat kufitare të hyrjes së vendit, portet, aeroportet dhe kufijtë tokësore. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 34299 vete, mosha mesatare e të cilëve është 38 vjeç.

Gjithashtu 108 persona vazhdojnë të trajtohen në terapi intenisve, prej të cilëve 93.5% kanë historik të rënduar shëndetësor dhe janë mbi 70 vjeç.

Sot kanë humbur jetën edhe 10 persona të tjerë dhe numri total i vdekjeve nga virusi në fjalë ka shkuar në 603, me moshë mesatare 79 vjeç.

Ndërkohë specialistët e shëndetësisë shohin me shqetësim shpërthimin e rasteve në Greqinë e veriut dhe sidomos në Selanik.

Për qytetin verior, i dyti më i madhi në Greqi, ata mendojnë se duhet t’i nënshtrohet një karantine lokale, ashtu siç u bë edhe me  qytetet e tjera  të Greqisë së Veriut, me Kosturin dhe Kozanin, ndërsa Janina dhe Serresi hyjnë prej nesër në lockdown.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA