Tea dhe Andi në Për'Puthen

Rreth një javë më parë, në studion e “Për’Puthen”, shpërtheu një debat i madh, që dërgojë më pas edhe në largimin e Shqipes nga emisioni

Tea u ofendua rëndë nga Shqipja, në lidhje me ndërhyrjen që ka bërë në stomak, e për këtë arsye bukuroshja u largua nga studio.

I pari që u shkoi pas saj, ishte Andi, e pas tij edhe Fatjoni e Ana. I pyetur nga moderatorja Bora Zemani, Andi tha se shkoi drejt Teas sepse ajo kishte të drejtë, e u mundua ta qetësonte.

Një gjë të tillë më pas bëri edhe me Shqipen, e cila sipas tij ishte shumë e nervozuar. Tea tha se e vlerësoi shumë reagimin e Andit, duke shtuar se në atë momente nuk ishte në gjendje të kuptonte se kush ishte pranë saj.

Andi: Unë shkova pas Teas, sepse mendova që kishte të drejtë. Më pas shkova edhe tek Shqipja, sepse edhe ajo ishte e nervozuar. Unë e kam thënë, kur ka pasur Tea të drejtë kam mbajtur anën e Teas, e kur Shqipja ka pasur të drejtë.

Top Channel