
Deputeti i Partisë Socialiste dhe negociatori i qeverisë në bisedimet me Ligën Profesioniste të Futbollit i ka kthyer përgjigje kësaj të fundit.
Nëpërmjet një letre dërguar sekretarit të Ligës, Dritan Kadia, Ylli theksoi se e sheh të pavend vendosjen e një afati qeverisë për një përgjigjje.
Deputeti socialist thekson gjithashtu se qeveria dhe kryeministri Rama nuk negociojnë nën presionin e afateve apo kushteve duke shtuar se të 4 kerkesat e Liges janë tashmë në zyrën e Kryeministrit Rama.
Fidel Ylli theksoi se këto kërkesa e kanë mirëkuptimin në parim të shefit të qeverisë që është një mbështetës i sportit e sidomos futbollit. Në fund të letrës së tij Fidel Ylli i kërkoi Ligës Profesioniste të Futbollit që të ndërpresë bojkotin dhe të nisin kampionatit pasi çdo ditë e humbur është në dëm të sportit.
Top Channel