“U bëre ti moj k***ë të refuzosh Mevlanin”/ Fjorela e thotë troç: Shumë njerëz më kanë fyer

27/10/2020 19:49
Fjorela në Për'Puthen

Një buqetë e madhe me lule e një arush gjigant, nuk mjaftuan që Fjorela të ndryshonte vendimin e saj në lidhje me Mevlanin.

Ajo ka deklaruar se nuk ka “tërheqje fizike dhe seksuale” për djalin, e për këtë arsye nuk dëshiron që të dalë në takim me të.

Edhe pas insistimit të Anës e opinionistit Arjan Konomi, për të dalë në një takim me Mevlanin e për t’i dhënë një mundësi të dytë, Fjorela nuk ndryshoi mendim, duke thënë se Mevlanin e shikon vetëm si shok.

Ndërkaq, në takimin me Ervinin, e cila u transmetua këtë të martë në studio, Fjorela tregoi se pas refuzimit që i bëri Mevlanit, shumë persona e kanë kritikuar e fyer.

Duke shtuar me humor se ndonjëherë mendonte se ata janë të afërm të djalit nga Kavaja.

“Më shanin, u bëre ti moj k***ë të refuzosh Mevlanin. Sikur unë çfarë kisha bërë. Të betohem ndonjëherë mendoja se mos janë të afërm të Mevlanit ato që shkruanin”, tha Fjorela.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel