Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 76.100, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.966.581.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,83 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 134 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 920,454 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.580 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,94 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,41 milionë.
Top Channel