Që nga nënshkrimi i marrëveshjes në Uashington, pala serbe në pikën kufitare të Merdares ka pranuar të futet nën çatinë e objektit të ndërtuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithëkëtë puna e policëve dhe doganierëve kosovar vazhdon të jetë krejtësisht e ndarë me të atyre serb.
Për këtë, një vizitë në këtë pikë kufitare e zhvilluan deputetët anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të cilët thanë se përkundër arritjes së një mori marrëveshjesh, pala serbe nuk ka vullnet për bashkëpunim.
Tutje, ata shtuan se kjo çështje duhet të hapet si temë për debat në Kuvend në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.
Përveç mosbashkëpunimit për kontrollet e nevojshme kufitare, Serbia detyron veturat nga Kosova që t’i ndërrojnë tabelat e regjistrimit për t’i përdorur ato ku nuk ka shenja të republikës, ndërsa për bizneset në vazhdimësi vendos barriera jotarifore.
Top Channel