Pamjet/ 4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri, nisen për në Shqipëri! Flet Endri Dumani: Mezi pres të takoj mamin…

27/10/2020 10:52

4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri Al Hawl po nisen drejt Shqipërisë.

4 fëmijët e mitur dhe gruaja ndodhen aktualisht në aeroportin e Bejrutit, ku kanë hipur edhe në avionin që nga momenti në moment pritet të niset drejt vendit tonë.

I gjithë operacioni është ndjekur nga krye-ministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandë Lleshaj

Fëmijët e nxjerrë nga Al Hawl janë Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha dhe Endri Dumani. Është nxjerrë nga kampi i Al Hawl dhe nëna e tre fëmijëve Floresha Rasha.

Floresha Rasha së bashku me  3 fëmijët dhe Endri Dumanin do të mbërrijnë  në Shqipëri pas disa orësh.

Ndërkohë për Top Channel Endri Dumani është shprehur: Jam mirë me shëndet, mezi pres të takoj

mamin dhe dajën.

Floresha: Gjithmonë e kam pritur këtë ditë. Jam shumë e gëzuar.

Doktoresha: “Duken të  qetë. Do të shihen në vazhdimësi me kujdes dhe edukator. Që të kthehen sa më shpejt në jetën sociale. Është ngritur një qendër për ta.

Psikologia: Si fillim do t’ju ofrojmë këshillim psikologjik. Vijnë nga ngjarje traumatike dhe kjo do jetë. Punë me terapi arti dhe loje të fillojnë të rehabilitohen në komunitet.

FOTO GALERI
2/30

Top Channel