Muftiu i Çeçenisë: Emmanuel Macron është terroristi nr. 1 në botë

27/10/2020 16:29
Muftiu Mezhiyev akuzon Macron se “qëllimisht nxit muslimanët drejt veprimeve provokative, duke kthyer një profesor të çmendur, në një hero kombëtar”.

Muftiu i Madh i republikës jugore ruse të Çeçenisë, iu bashkua sot korit të figurave muslimane botërore që dënojnë këmbënguljen e Francës për të drejtën e talljes së besimeve fetare, pas vrasjes së mësuesit të një shkolle fillore për arsye racizmi.

Zemërimi i botës muslimane erdhi pasi presidenti Emmanuel Macron, duke reaguar ndaj vrasjes me prerje koke të mësuesit Samuel Paty nga një ekstremist çeçen, u zotua se Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat.”

“Macron, ti je terroristi Nr. 1 në botë,” tha muftiu çeçen Salakh Mezhiyev në takimin e bordit shpirtëror të muslimanëve çeçenë.

“Duke ofenduar profetin tonë, ju ofendoni të gjithë profetët (paqja qoftë me ta) dhe të gjitha besimet fetare,” tha Mezhiyev duke akuzuar Macron per “urdhërimin” e shfaqjes së karikaturave të Profetit Muhamed në fasadën e ndërtesave qeveritare në Francë.

Karikaturat në fakt u shfaqën në fasadën e dy ndërtesave qeveritare në jug të Francës pas shërbimit të memorialit për vdekjen e Paty, në të cilat mori pjesë dhe presidenti Macron.

Përshkrime të tilla të Profetit Muhamed konsiderohen ofenduese nga muslimanët ndërsa francezët thonë se ato i përshtaten traditës laike të vendit që daton prej kohës së revolucionit.

Paty i kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed megjithe 12 njerëz u vranë në lidhje me to në redaksinë e gazetës satirike Charlie Hebdo në vitin 2015.

Lideri ceçen Ramzan Kadyrov i bëri jehonë komenteve të Mezhiyev në faqen e tij zyrtare duke shkruar se Macron “po nis të ngjasojë me një terrorist.”

“Nëse quan një vrasës terrorist, atëherë ti Macron je 100 herë më keq sepse ti po nxit terrorizmin,” shkruan Kadyrov. “Ti mund të quhesh lehtësisht kryemendja e terrorizmit në vendin tënd.”

Muftiu Mezhiyev pretendonte se Paty ishte “i ndërgjegjshëm për veprimet e tij” dhe akuzon Macron se “qëllimisht nxit muslimanët drejt veprimeve provokative, duke kthyer një profesor të çmendur, në një hero kombëtar”.

FOTO GALERI
2/3
Lideri ceçen Ramzan Kadyrov i bëri jehonë komenteve të Mezhiyev

Top Channel