Momentet kur maçoku shoqërohet jashtë trenit të shpejtësisë së lartë pasi “kapet pa biletë” (video)

27/10/2020 18:36

Disa pamje tashmë virale në rrjet tregojnë momentet zbavitëse kur një mace shoqërohet jashtë trenit të shpejtësisë së lartë pasi pasagjerja leshtore “ishte kapur pa biletë”.

Macja që dukej se jetonte në rrugë, kishte hyrë fshehurazi në trenin që sapo do të nisej në Kinë. Por kontrollori e mori atë dhe e shoqëroi jashtë vagonit.

Miliona përdorues të rrjeteve sociale u zbavitën nga skena e regjistruar nga një pasagjer, në linjën e rajonit veriperëndimor të Mongolisë së Brendshme.

Pasi e kap kafshën, kontrollori e ngre atë duke e lënë të hedhë hapat e vegjël vetëm me këmbët e pasme, për ta drejtuar drejt daljes. Nuk është e qartë sesi stacioni kinez vijoi me zgjidhjen e situatës pas largimit të “pasagjerit të padëshiruar”.

Një nga komentuesit shkruante: “Macja besonte se mund të paguante biletën me shikimet joshëse”, ndërsa të tjerë shqetësoheshin nëse ishte macja e dikujt që e kishte humbur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel