Këto janë momentet e rralla kur një qen i racës Doberman “bëhet shok” me një flutur që i fluturon rreth kokës dhe në fund ulet në hundën e tij.

Qeni 13-vjeçar i quajtur Titan, po qëndron në kopshtin e tij teksa insekti kurioz qëndron duke fluturuar rreth kokës së tij në Florida, SHBA.

Në pamje shihet që Titan e mban kokën pa lëvizur teksa flutura ngjyrë portokalli i ulet në majë të hundës.

I zoti i qenit e nxit të tregohet i sjellshëm: “Titan bëhu i mirë”, i thotë teksa qeni lëshon kokën prapa dhe tenton ta kafshojë insektin në ajër.

Flutura kurioze duket se nuk ka frikë nga kafsha gjigande dhe vazhdon t’i sillet rrotull, herë pas herë duke u ulur në të.

Kur ajo i ulet përsëri në mes të syve, i zoti i paralajmëron: “Titan, mos e kafsho fluturën”.

Por dyshja tashmë nis të mësohen me njëri-tjetrin dhe qeni duket më i relaksuar.

Kur flutura nis t’i afrohet përsëri, Dobermani e shikon dhe i zoti i thotë: “Tani ke një shoqe të ngushtë të re”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel