Mirë se erdhët/ Lot gëzimi në Rinas, familjarët dalin të presin fëmijët nga kampi i Sirisë! Daja i Endrit: Uroj të kthehen edhe të tjerët

27/10/2020 13:33

Shumë familjarë të fëmijëve që po kthehen nga kampi famëkeq në Siri për në vendin e tyre, kanë dalë që t’i presin në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë në një prononcim për mediat Daja i njëri prej fëmijëve, Endri Dumanit, ka thënë se mezi pret që ta takojë. Ai ka bërë një thirrje edhe për mbesën tjetër të tij, Evën, e cila ndodhet ende në kamp.

Ai është shprehur se nuk ka informacion se pse ajo nuk po bashkëpunon për tu kthyer, ndërsa bën thirrje për të që të vijë pranë familjarëve dhe vëllait të saj.

“Faleminderit për mundësimin e kthimit të sigurt. Falenderojmë edhe mediat që pasqyruan kthimin e tyre nga kampi deri në Shqipëri. Një falenderim për kryeministrin dhe punonjësit. Urojmë që të rikthehen edhe fëmijët e tjerë nga ai kamp. Një falenderim për ët gjithë. Mbesa tjetër Eva që është në kamp. Është pak e komplikuar s’kemi informacion të sakta. Shpresoj të kthehet edhe ajo. I bëj thirrje që të bashkohet me familjen nëse na dëgjon. Vëllai, familjes, nënës. I bëj thirrje që të veprojë siç ka vepruar para 10 vitesh që donte të kthehen të gjithë këtej. Nuk e di pse nuk po bashkëpunon. Vendi i saj është këtu te familja të nëna të vëllai. Kemi 7 vite që po e presim.” Do respektojmë siç është menduar nga institucionet. “ tha Daja.

Fëmijët e nxjerrë nga Al Hawl janë Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha dhe Endri Dumani. Është nxjerrë nga kampi i Al Haël dhe nëna e tre fëmijëve Floresha Rasha.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA