Kosovë, 197 të infektuar dhe tre viktima me koronavirus në 24 orë

27/10/2020 15:38

Kosovës të martën i janë​ shtuar 197 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,018 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tri viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 48 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,478

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 18,345 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 669 pacientë kanë vdekur.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë disiplinë në respektimin e masave kundër COVID-19, që të përjashtohet mundësia e karantinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA