Beatrix Ramosaj

Të gjithë vendet në botë e po ashtu edhe në trojet shqiptare janë akoma duke u përballur me virusin vdekjeprurës COVID-19, ndërsa shumë artistë japin mesazhe për qytetarët.

Ndonëse po vazhdon të jetë i pranishëm, mesazhet e thirrjet nga personazhet publike nuk po mungojnë përmes rrjeteve sociale.

Artistja Beatrix Ramosaj, me anë të një videoje që ka ndarë në Instagram inkurajon ndjekësit të mbajnë sa më shumë maskën.

“Koronavirusi është një infeksion që nuk e kursen askënd, ndonëse mund të jemi të bindur se jemi të rinj dhe të shëndetshëm dhe nuk mund të dëmtohemi nga ky infeksion, ne prapë se prapë duhet të mbajmë maskën. Mbajeni maskën për të mbrojtur të moshuarit, të sëmurët kronikë, ata që janë më të ndjeshëm, doktorët, infermierët për të mbrojtur njëri-tjetrin sepse gjithë kemi diçka për të humbur. Ne të gjithë e kemi fuqinë për të parandaluar coronavirusin, mbajeni maskën”, ka shkruar ajo.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel