Në kohën kur e gjithë bota po rend pas vaksinës së koronavirusit me shpresën se ajo do të sjellë më në fund pak normalitet ne jetët e njerëzve, kryeksperti i sëmundjeve infektive ne SHBA, Anthony Fauci befason me pohimin se vaksina e shumëpritutur fokusohet vetem te parandalimi i simptomave dhe nuk e bllokon dot infeksionin.

Komentet e Faucit vijnë në kohën kur katër vaksina kryesore kandidate i janë afruar fundit të testeve klinike. Qëllimi i tyre final konsiderohej të çrrënjosja e sëmundjes, por eksperti i njohur e pranon se prodhuesit kanë objektivave shumë më modeste, të paktën për raundin e parë.

“Gjëja kryesore që dikush dëshiron është të parandalohet infektimi. Dhe nëse kjo arrihet, njerëzit nuk arrijnë të sëmuren rëndë. Nëse vaksina gjithashtu iu lejon të parandaloni infeksionin fillestar, kjo do të ishte një gjë e mirë”, u shpreh ai, ndërsa i uli njëkohësisht pritshmëritë për frenimin total të koronavirusit.

Komentet e tij janë një goditje për shpresat e Amerikës se vaksinat e ardhshme do ta gjunjëzojnë pandeminë, teksa dhe vete nënvizoi rëndësinë e vazhdueshme të metodave të tjera të parandalimit të infeksionit si maskat e distancimi social.

Top Channel