Bosnjë dhe Herzegovina njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara, u regjistruan 1,555 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, nga mbi 3,000 mostra të testuara.

Në njoftim thuhet se 21 persona kanë vdekur. Ky është numri më i madh i të infektuarve dhe të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në këtë vend.

Nga 1720 të testuar, 909 njerëz ishin pozitivë dhe 15 kanë vdekur në Federatën e Bosnjës, ndërsa në Republikën Serbe, nga 1417 mostra, 625 ishin pozitivë dhe u regjistruan 5 vdekje.

Në Qarkun e Bërçkos, u konfirmuan 21 raste të reja me koronavirus, ndërsa një person vdiq.

Aktualisht ka 8,358 raste aktive në Federatën e Bosnjës ndërsa janë regjistruar si të shëruar edhe 275 pacientë.

Deri më tani, një total prej 196,308 mostra janë testuar në Federatën e Bosnjës, nga të cilat, si të infektuar janë konfirmuar 27,649 njerëz. Që nga fillimi i pandemisë, janë raportuar 724 raste të vdekjes dhe 18,567 pacientë janë shëruar.

Në Republikën Serbe të Bosnjës, numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 56 në 24 orët e fundit, dhe tani ka një total prej 498.

Deri më tani, një total prej 97,871 njerëz janë testuar në Republikën Serbe, nga të cilët 15,077 raste janë konfirmuar si të infektuar. Gjithsej 377 njerëz kanë vdekur dhe 8,037 pacientë janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA