Antoneta e shpreh hapur shqetësimin: Të rinjtë përdorin fjalë banale kur të komplimentojnë

27/10/2020 16:41

Këtë të martë, ish-konkurrentja e “Për’Puthen 1”, Antoneta Koçi, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Gjatë fjalës së saj, bukuroshja tha se të rinjtë po përdorin me doza të shtuara fjalët banale. Madje sipas saj, edhe kur duan të komplimentojnë ata përdorin fjalë jo etike.

“Sot të shan tjetri kot, pa të njohur, pa pasur diçka personale me ty, thjesht si pëlqeu se ti lëvize flokët dhe ai të shan me familje, me fjalor familje ai të shan, të shpëlan, për një gjest që si pëlqeu. Në rrugë, në rrjete sociale, tjetri ka për detyrë të ofendojë dhe të përdorë një fjalor tërësisht banal kot.

Është tjetër gjë, kur ti je e nevrikosur, të ndodh diçka që nuk të pëlqen ose ke një konflikt të drejtpërdrejt me dikë, të ikën amperi, po fillon një sherr banal e nuk po dinë çfarë po thua.

Madje kur duan të bëjnë ndonjë kompilimet kanë nisur të thënë fjalë banale. Unë jam me këtë, të ketë masë edhe banaliteti”, tha Antoneta.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel