Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
Ka vdekur në moshën 83 vjeçare, William Blinn, skenaristi i filmave televizivë të njohur, si “Brian’S Song”, “Roots”, si dhe filmit “Purple Rain” me protagonist Princin.
Blinn thuhet se u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Burbank, Kaliforni, sipas një njoftimi të bërë nga vajza e tij, Anneliese Johnson.
Kujtojmë se Blinn kishte fituar një çmim ‘Emmy’ për “Brian’s Song”, duke u cilësuar si një nga filmat më të shikuar të asaj kohe.
Po ashtu skenaristi vazhdoi krijimin dhe prodhimin e shfaqjeve televizive mes tyre; “Starsky & Hutch”, “Rookies” dhe “Pensacola: Wings of Gold”, në një karrierë që zgjati pesë dekada.
Top Channel