Princi Azim, biri i gjashtë i sulltanit dhe i katërti në radhë për fronin e Brunei, ka vdekur në moshën 38 vjeçare.
Pasuria e Azim llogaritej në më shumë se 5 miliardë dollarë dhe ai shihej shpesh në festa me figura të njohura si aktoret Scarlett Johansson e Pamela Anderson.
I njohuri ndryshe si “Princi Playboy” vuante nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej në spitalin e kryeqytetit Bandar Seri Begaëan, thanë mediat shtetërore.
Azim shihej shpesh më parë në festat e Hollywood në shoqërinë e Scarlett Johansson, Pamela Anderson e Michael Jackson, e madje kishte miqësi dhe me aktoren britanike Jade Goody.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është saktësuar por disa raportime thonë se vuante nga kanceri.
Pasuria e tij llogaritej në $5 miliardë në kohën e vdekjes, sipas agjencive të medias e spektaklit.
Sipas traditës islamike funerali i tij u mbajt ditën e vdekjes dhe një javë zi është shpallur nga autoritetet.
Azim njihej gjithashtu që festonte shpesh me aktivistë të të drejtave të komunitetit gay e transgjinorë, çka ka sjellë spekulime se ai vetë ishte gay, edhe pse nuk ka diskutuar kurrë seksualitetin.
Ai nuk u martua kurrë e nuk kishte fëmijë.
Vitin e kaluar babai i tij Hassanal Bolkiah njoftoi ligjin sipas të cilit homoseksualët vriten me gurë, por pas një fushate kritikash sulltani vendosi një moratorium mbi ligjin.
Azim njihej si producent, stilist e filanthropist që ndihmonte fëmjët e sëmurë dhe ata me autizëm.
Top Channel