Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
Gjashtëdhjetë e pesë civilë kanë humbur jetën dhe 297 janë plagosur në sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet azerbajxhanase deri më tani.
Shifrat e fundit u njoftuan nga Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit, e cila tha se në mesin e të vrarëve që nga 27 shtatori, kur filluan sulmet, 18 janë gra dhe dhjetë fëmijë.
Ndërkaq, nga të plagosurit, 69 janë gra dhe 32 fëmijë.
Më 27 shtator, ushtria e Azerbajxhanit nisi një kundërsulm pasi ushtria armene filloi të hapë zjarr ndaj vendbanimeve civile.
Me humbjen e pozicioneve, ushtria armene i vazhdoi sulmet me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.
Top Channel