‘Vajza dragua’! Modelja tregon arsyen shokuese se përse është mbuluar me tatuazhe

26/10/2020 17:19

Modelja 25-vjeçare Amber Luke, me origjinë nga Australia, vendosi të “luftonte” problemet e saj mendore duke e mbushur trupin tërësisht me tatuazhe, me një total të përgjithshëm shpenzimesh ë i kalonin 55.000 dollarë.

Amber e bëri tatuazhin e saj të parë kur ishte vetëm 16 vjeçe. Mbishkrimi i shkruajtur në trup: “Mund të vazhdosh të trokasësh, por nuk do të më rrëzosh”, shërbente si motivim dhe forcë për modelen, e cila vazhdimisht është përballur me probleme psikologjike.

“Ishte shumë motivuese për jetën time në atë moment, kur problemet e shëndetit tim mendor ishin të pranishme tek mua”, tha ajo për mediat
Amber u diagnostikua me depresion të rëndë klinik sapo i kishte mbushur të 16-at dhe po në të njëjtin vit ajo vendosi që të bënte tatuazhin e parë. Problemet me depresionin e shoqëruan deri në moshën 23-vjeçare.

Por e reja zbulon se gjatë kësaj periudhe ndodhej në një gjendje tepër të rënduar, aq sa ajo kishte menduar disa herë të vetëvritej.
“Përplasa makinën time me një pemë me një shpejtësi 100 km/h me qëllimin e vetëm që t’i jepja fund jetës sime”, tha ajo.

E vetëquajtura “Vajza Dragua” numëron plot 130 tatuazhe në të gjithë trupin. Modelja mori vëmendjen e madhe të mediave pas shndërrimit të plotë që i bëri trupit me tatuazhe, duke çarë gjuhën në dy pjesë e madje duke ngjyrosur edhe kokërdhokët e syve, një procedurë që për pak sa nuk e verboi. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA