Një skulpturë nga artisti zviceran Alberto Giacometti po shitet në ankand në Sotheby’s me një çmim fillestar prej 90 milionë dollarësh, por oferta fituese të martën mund të mbetet sekrete pasi shitja do të bëhet me zarfe të mbyllura.
Nëse “Grande femme I” shitet për më shumë se 100 milionë dollarë, atëherë Giacometti do të barazojë Pablo Picasson si artisti i dytë i vetëm me katër vepra të shitura përtej këtij pragu.
Skulptura 2.68 metra e lartë prej bronzi, një figurë femërore, u realizua në 1960 si pjesë e një serie skulpturash të mëdha për ambiente të jashtme që duhej të shkonte në Chase Manhattan Plaza në Nju Jork, por asnjëherë nuk u instalua atje.
Sipas rregullave të ankandeve hibride, blerësit e interesuar mund të bëjnë vetëm një ofertë sekrete, prej të paktën 90 milionë dollarësh. Ankandi mbyllet mbrëmjen e të martës dhe vepra do ti shkojë ofertuesit që ka dhënë ofertën më të lartë. Ndryshe nga një ankand tradicional, shifra e blerjes nuk do të publikohet edhe pse blerësi mund ta bëjë këtë nëse do.
Që nga 2010, tre vepra të artistit zviceran, janë shitur për më shumë se 100 milionë dollarë dhe ato janë skulpturat e vetme që kanë arritur këtë nivel. Një skulpturë bronzi e 1947 u shit për 141.3 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie’s në nju jork në 2015, skulptura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand
Top Channel