Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
Sekretarja e zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi të hënën Korporata Transmetuese Izraelite.
Nuk u zbulua asnjë informacion shtesë në lidhje me sekretaren ose detaje të tjera të gjendjes së saj shëndetësore.
“Po shqyrtohet mundësia nëse kryeministri dhe stafi i tij duhet të hyjnë në karantinë”, shtoi korporata.
Netanyahu më parë i është nënshtruar disa testeve për koronavirus dhe është futur në karantinë të paktën dy herë.
Top Channel