Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se numri i rasteve me koronavirus në Afrikë ka tejkaluar shifrën 1,71 milion

Numri i viktimave ka shkuar në 41.262 në të gjithë kontinentin, ndërsa mbi 1,4 milion njerëz janë shëruar.

Nga pesë rajonet gjeografike në kontinent, Afrika e Jugut është goditur më rëndë me 792.600 raste dhe 20.400 vdekje.

Megjithatë, rajoni kryeson me numrin e shërimeve, i cili tani qëndron në 705.500.

Sipas shifrave, Afrika Veriore ka regjistruar 472.400 raste, Afrika Lindore 204.700, Afrika Perëndimore 187.400 dhe Afrika Qendrore 59.800.

Top Channel