Liga Profesioniste e futbollit shtyn sërish vendimin për fillimin e kampionatit

26/10/2020 13:39

Liga Profesioniste e futbollit vendosi të vijojë me bojkotimin e kampionatit. Vendimi u mor pas mbledhjes së zhvilluar këtë të hënë.

Qeveria shqiptare ende nuk ka dalë me një përgjigje për 4 kërkesat e Ligës që ditën e enjte do të dalë sërish me një qëndrim të saj në lidhje me këtë çështje.

Në pritje të një përgjigje zyrtare nga qeveria, Liga shtyn sërish vendimin për rifillimin e sezonit.

Top Channel