Erdoğan thirrje popullit: Mos blini asnjëherë mallra franceze

26/10/2020 14:36

Ankara- Presidenti  i Turqisë, Erdoğan  i ka bërë thirrje popullit turk që të bojkotojnë produktet e prodhuara nga Franca.

Tashmë përplasja mes Erdogan dhe Macron ka kaluar në nivel ekonomik. Tensionet kanë lindur pas deklaratave të Macron në lidhje me Islamin si dhe një projektligji për të ndaluar simbolet fetare.

“Islamofobia dhe armiqësia ndaj muslimanëve, në disa vende të Evropës, është shndërruar në politikë të mbështetur në nivel presidencial.” ka thënë Erdogan.

Top Channel