​25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje më të rëndë

26/10/2020 09:32

25 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga ta 17 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi e ku 4 janë në gjendje më të rëndë.“Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA