Kristina Baki ishte e ftuar në puntatën e pestë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën.
Sfida “Ndaje ose haje” bëri bashkë të gjithë të ftuarit e puntatës, të cilët kishin për detyrë të pyesnin njëri-tjetrin e të përgjigjeshin ose të hanin ushqimet që u përcaktonin njëri tjetrit.
Pyetja ndaj modeles Baki u moderua nga Fifi, e cila këtë javë ishte një nga të ftuarat e puntatës.
“Kristina, nëse do të të duhej të ishe në një kompeticion bukurie, si do t’i rendisje nga vendi i parë e deri tek i fundit këto modele: Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Oriola Marashi, Dorina Gegiçi”, ishte kjo pyetja për Bakin.
Përgjigjja e Kristinës ndaj kësaj pyetjeje erdhi e shpejtë dhe e vendosur: “Adrola, Xhesika, Dorina dhe Oriola Marashi”.
Top Channel