Në puntatën e pestë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca, nuk kishte se si të mungonte në pjesën e fundit loja “Ndaje ose haje”, tashmë një lojë identifikuese e tepër e rëndësishme e emisionit.
Pjesë e kësaj loje në këtë puntatë ishin të gjithë të ftuarit. Pyetja dedikuar Ermal Fejzullahut u moderua nga Capital T.
“Ermal, dimë që ndër miqtë e tu më të mirë janë Ledri Vula, Lumi B me të cilët ke fituar dhe çmimin e parë në Top Fest, por sot në Shiko Kush Luan duam të na thuash se cili prej tyre është artist më i mirë ose ha”, ishte pyetja që Kapo i bëri Ermalit.
“Artist më i mirë është Lumi B!”, ishte përgjigjia e Fejzullahut, i cili u mendoi pak para se ta zgjidhte një emër mes Lumit dhe Ledrit.
Top Channel