Sëmundja misterioze e diplomatëve/ SHBA shpall të dyshuar kryesor Rusinë

24/10/2020 19:16

Zyrtarë të lartë në SHBA kanë thënë se Rusia dhe presidenti Vladimir Putin konsiderohen si të dyshuar kryesorë për episodet kur dhjetra diplomatë amerikanë janë sëmurur në mënyrë misterioze në Moskë, Kinë dhe disa vende të tjera, me simptoma të ngjashme me ato të bombardimit me radiacion mikrovalësh.

Britanikja Express shkruan se provat sugjerojnë se për sëmundjet është përgjegjëse një lloj arme sonike, e cila ka shkaktuar hutim, dhimbje koke, pagjumësi apo dhe gjakderdhje nga hunda për dhjetra zyrtarë amerikanë të stacionuar në vende të ndryshme.

Në episodin me diplomatët amerikanë në Guangzhu në 2018 ata besonin se kishte qenë niveli i lartë i ndotjes, por punonjësit pësuan humbje të memories dhe ndjesi të një zhurme të çuditshme që vinte gjtë natës, raporton New York Times.

Sëmundja misterioze është e ngjashme me atë të pësuar nga diplomatët dhe spiunët amerikanë në ambasadën e Kubës në 2016 e 2017, e cila u bë e njohur atëherë si Sindroma e Havanës.

Asokohe presidenti Donald Trump tërhoqi shumicën e stafit dhe lëshoi një urdhër kujdesi për udhëtarët, duke thënë se zyrtarët ishin bërë objekt i “sulmeve të shënjestruara”, megjithse Kuba mohonte përfshirjen.

Ndërsa qasja me incidentin e Kinës ishte ndryshe, teksa Mike Pompeo, asokohe drejtor i CIA fillimisht tha se ajo që ndodhi në Kinë është “shumë e ngjashme” me incidentet në Havana.

Por më vonë Departamenti i Shtetit zbuti gjuhën e tij duke thënë se kishim të bënim me “incidente shëndetësore”.

CIA ka thënë se potencialin për sulme të tilla e ka vetëm Rusia ndërsa senatorja demokrate Jeanne Shaheen, tha: “Këto plagosje dhe trazira vijën nga një kundërshtar i SHBA, të cilët kanë shumë për të fituar nga përçarja dhe kaosi që shkaktojnë”.

Bashkimi Sovjetik ka përdorur më parë bombardim me valë të tilla ndaj ambasadës amerikane në Moskë.

Në një raport të NSA në 2014 thuhej se vendet armike po përdorin aparate për “mbushjen e rezidencës së onjektivit me mikrovalë” çka shkakton dëmtime në sistemin nervor të njeriut.

FOTO GALERI
3/5
Presidenti kinez Xi JInpin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA