Reklamat në Times Square/ Ivanka Trump e Jared Kushner padisin grupin që i akuzon për indiferencë ndaj vuajtjeve të SHBA prej Covid-19

24/10/2020 21:47

Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë kërcënuar sot se do të hedhin në gjyq grupin anti-Trump, Lincoln Project, nëse ata nuk heqin dy ‘billborde’ masive nga sheshi Times Square në New York, ku dy këshillarët e Shtëpisë së Bardhë akuzohen për “indiference” ndaj amerikanëve që vuajnë dhe vdesin nga Covid-19.

Por grupi ka thënë se reklamat do të qëndrojnë aty ku janë, madje ka quajtur Kushner dhe Ivanka Trump “arrogantë pa lidhje me realitetin, që nuk kanë dhënë kurrë as sinjalin më të vogël se mendojnë ndonjëherë për jetën e popullit amerikan”.

Më shumë se 8.4mln raste më Covid-19 janë konfirmuar në SHBA sipas universitetit Johns Hopkins University, ndërsa të premten u shënua shifra rekord prej 83,757 infektimesh. Teksa virusi zgjerohet, zgjedhjet presidenciale janë vetëm 10 ditë larg.

Grupimi Lincoln Project thotë se përbëhet nga “republikanë që mbështesin kandiatin demokrat Joe Biden”.
Me billboard-et e tyre në sheshin Times Square, disa metra larg kullës Trump, duket se Lincoln Project ia kanë dalë të tërheqin vëmendjen e bijës së presidentit dhe burrit të saj.

Ata shkruajnë: “Është komik niveli i tërbimit që Jared Kushner e Ivanka Trump kanë treguar ndaj Lincoln Project për ekspozimin e indiferencës së tyre ndaj 223,000 njerëzve të vdekur nga koronavirusi prej keqmenaxhimit të krizës së Covid-19”.

“Kërcënimet e tyre boshe nuk do të merren seriozisht, ashtu siç ne nuk marrim seriozisht Ivanka e Jared.

Nuk është për t’u çuditur që një administratë që nuk ka marrë mundimin të zbatojë apo të kuptojë kushtetutën, të shkelë me dy këmbë të dretat tona të Amendamentit të Parë, por ne kërkojme ta bëjmë këtë mësim për ta, sa më të dhimbshëm që mundemi”.

“Jared e Ivanka kanë qenë gjithmonë kokëngrehur, arrogantë jashtë realitetit, dhe ne kemi në plan t’u tregojmë të njëjtin nivel respekti”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA