Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

6 anëtarë të tij rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, çka bëri që sheshxhirimi i filmit më të fundit të sagës me Tom Cruise në Venecia, të mbyllet për momentin. Pas zbulimit të rastit të parën u bënë tampone për të gjithë dhe kështu u diktuan raste të tjera e vendos menjëherë izolimi i personave që kishin pasur kontakte me ta. Xhirimet në qytetin lagunë kishin tre ditë që kishin nisur.

Vetë Tom Cruise kishte mbërritur në Venecia të hënën dhe kishte shkuar drejt e në hotel. Të nesërmen, ai vizitoi shehxhirimin ku gjatë gjithë kohës mbajti maskë në fytyrë dhe ruajti distancën me të tjerët. Të enjten mbrëmja gjithçka u bllokua, dhe një ditë më vonë, mbërritën analizat e testeve.

Cruise i kishte ndërprerë xhirimet në muajin shkurt po për shkak të pandemisë, por e kishte bërë të qartë që do të kthehej sërish me shpresën që situata do të qetësohej.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA