FOTO/ Të shpëtosh jetë me Lamborghini Huracán, misioni special i policisë italiane

24/10/2020 10:39

Makinat Lamborghini janë pjesë e policisë italiane prej disa vitesh tashmë. Shumë herë prezenca e këtyre makinave supersportive konsiderohet nga kritikët si e panevojshme për forcat e ruajtjes së rendit.

Por, ka edhe situata kur makina të tilla janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë.

Lamborghini Huracan LP 610-4 ishte i vetmi mjet në dispozicion të autoriteteve policore italiane për të çuar deri në fund me sukses një mision për jetë a vdekje. Javën e kaluar duhej dërguar me urgjencë një veshkë për transplant nga një spital në Padova në një spital të Romës, distanca mes të cilëve ishte rreth 500 km.

Falë 610 kuajve fuqi, Huracan e përshkoi distancën në më pak se 3 orë, mjaftueshëm që veshka të shkonte në gjendje perfekte dhe t’i shpëtonte jetën pacientit i cili kishte nevojë për të.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA