Capital T ishte i ftuar i moderatores dhe autores Luana Vjollca në puntatën e pestë të spektaklit “Shiko Kush LUAN”.
Reperi u vendos përballë personazheve të famshëm shqiptarë në sfidën e “Paintball”. Kjo sfidë u realizua mjaft mirë nga Capital-i pa hezitim.
Shumë nga përgjigjet e Capitalit na kanë surprizuar pasi edhe pse në tabelë ishin bashkëpuntorë të tij, ai i “goditi në fytyrë” pa asnjë ndrojtje.
“Cili nga këta artistë i kopjon këngët më shumë?”, ishte një ndër pyetjet gjatë sfidës “Paintball” dhe emri që “goditi” Capitali habiti publikun dhe të ftuarit. Përgjigja e tij ishte ishte: “Ledri Vula”
Me siguri Capitali e “gjuajti“ Ledrin duke menduar se ai mund ta kuptojë që është lojë, por pritet të shohim si do reagojë bashkëpuntori i tij në HIT-in “DMP”, Ledri Vula.
Top Channel