Një familje në Maryland të SHBA, kaloi një kohë mjaft të këndshme në piknikun e tyre në natyrë edhe pse një ari i zi i egër u bashkua me ta për vaktin e ngrënies, dhe skena u kap e gjitha në video.

29 vjeçarja Kaitlyn Nesbit, ishte me familjen e saj në parkun Deep Creek duke konsumuar birra në një tavolinë pikniku pranë një kabine të drunjtë, kur një ari i zi doli nga pylli dhe u ul me ta.

Por në vend të nisjes së kaosit dhe panikut, familja mbeti e qetë dhe bëri disa foto me arushin gjigand.

“Kabina është e një mikut tonë dhe ata na treguan se një ari i zi është shpesh aty rrotull dhe nuk shqetëson njeri”, tha Nesbit në një intervistë me mediat lokale.

Në pamjet e publikuara të incidentit ariu shihet që merr pjesën e tij nga një sanduiç me gjalp kikiriku kur një nga burrat ia ofron, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes bëjnë sa munden për t’u dukur të qetë.

Një burrë tjetër në tavolinë nis të përgatisë një tjetër sanduiç për ariun, për t’u siguruar që ai të mbetet i qetë.
“Disa prej nesh janë mësuar në natyrë të hapur dhe e dimë se me kafshët nuk duhen bërë lëvizje të papritura. Por shumica jonë ishin të tmerruar”, tha Nesbit.

Një burrë me flokë të rëna duket në video që tenton ta përkëdhelë ariun në hundë, ndërsa një tjetër pyet: “Çfarë lloj shakaje është kjo?”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA