29/11 23:02
Në Rusi ndodhin shpesh aksidente të tërbimit të shoferëve nga trafiku i ngarkuar, por nganjëherë ato përfshijnë edhe mjetet ushtarake.
Në një video që është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale tregohet një ‘xhiro qejfi’ e pazakontë, që sipas raportimeve ishte zbavitja e disa ushtarëve të dehur rusë që marrin një tank për të çarë muret e rethimit mbrojtës të aeroportit civil të Volgograd në jug perëndim të vendit.
Incidenti ka ndodhur në fushën ajrore të Gumrak më 20 tetor, 2020, sipas rrjetit rus Baza.
Video duket që është xhiruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit dhe shihet që drejtuesii tankut BMP-3, që peshon më shumë se 20 ton, as nuk tenton të ndalojë para se të përplaset me barrierën.
Top Channel