Komisioni i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën, pas një vendimi të ditës së sotme. kështu, ai bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë. Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA.

Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë dhe integritetin e Fuat Vjerdhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA