Andi, është një nga djemtë që ka realizuar më së shumti takime me Shqipen, ku është parë qartë se mes tyre ekziston një kimi dhe pëlqim paraprak.

Andi nuk u shpreh dakord me largimin e Shqipes, duke thënë se  vajzat, opinionisti Arjan Konomi, Ana, e kanë bullizuar me fjalët e tyre Shqipen.  24-vjeçari renditi disa nga fjalët fyese që ato kanë përdorur ndaj Shqipes.

Ai e dënoi reagimin e djeshëm të bukuroshes brune, por sipas tij ajo e meriton një mundësi të dytë.

“Përsa i përket pjesës së Shqipes, unë e kam deklaruar që kam mbrojtur vajzën në momentin që ka të drejtë. Në momentin që është shprehur Tea rëndë ndaj Shqipes, unë mbajta anën e Shqipes. Ndërsa në këtë rast do të mbaj anën e Teas në thonjëza. Ajo më ka thënë që është myslimane, prandaj mendon që ka thënë ashtu për Gracianon. Ajo e kishte parë Tean duke vjellë jashtë. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, ajo është shprehur gabim, sepse ka përdorur terma të gabuara. Përderisa u përdor dhe më parë fjala bullizëm. Unë kam shkruar diçka që do të më pëlqente ta lexoja. Arjani ka thënë këtu, ke nevojë për ilaçe, e degjeneruar, Tea ka thënë, vetëm femër s’je, urith, Graciano ka thënë, injorante, 97-ën. Dua të them këtë që Shqipja është shprehur shumë gabim, ndodh që personi të dali nga vetja. Çdo medalje ka dy anë, Shipja vendosi të tregojë anën negative”, tha Andi.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel