(Top Talk) Së shpejti një formacion i ri politik brenda së djathtës/ Po negociohet edhe me aleatët e PD-së, ja kush janë protagonistë

23/10/2020 20:01

Këtë të premte në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar ish-Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Kulluri.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh kundër politikave të ndjekura nga lideri demokrat, Lulzim Basha.

Ndër të tjera Kulluri zbuloi se po mendojnë të dalin me një koalicion opozitar, ku në të po negociohen të përfshihen edhe aleatë të PD-së. Sipas Kullurit, ato do të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e 25 prillit, me objektivin për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste.

 

“Ai nuk ka turp (I referohet Lulzim Bashës). Një pjesë e rëndësishme e aleatëve po shikojnë mundësinë me ne të dalin me një koalicion opozitar, bashkë me ne. Njerëz që janë kritikë, po punohet në këtë drejtim. Do të jetë më shpejt se fundviti. Unë këtë propozim e kam bërë në studion tuaj. Propozimi që ka gjetur përkrahje brenda partisë, duhet të ketë një koalicion të përbashkët për të dalë në zgjedhje të domosdoshme për të rrëzuar këtë mazhorancë. Kjo do të jetë një listë elektorale. Ne kemi negociata prej kohësh me një pjesë të aleatëve. Disa eksponentë kanë kërkuar që kjo të jetë një formulë e mirë për Partinë Demokratike”, tha Kulluri.

 

Top Channel