Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua një histori shumë e veçantë, ajo e Noemit.

Noemi Saliu është 15 vjeç, por ndryshe nga fëmijët e tjerë ajo ka një kromozom më shumë, pra ka lindur me Sindromën Down. Kur nëna e saj Zhaneta e mori vesh, ditën e dytë pas lindjes, përjetoi edhe momentin më të vështirë të jetës së saj. Personeli i spitalit në Itali i kërkoi madje që ajo ta linte atje fëmijën dhe ata të kujdeseshin për Noemin e vogël.

Kjo gjë erdhi edhe sepse 4 muaj para se të vinte në këtë jetë, Noemi kishte humbur babain e saj Klaudion, për shkak të një tumori të beftë në këmbë. Pavarësisht vështirësive të shumta, në kokën e Zhanetës nuk shkoi asnjëherë mendimi për të lënë vajzën e saj.

Me sakrifica, pasi Zhanetës iu desh të kthehej në Shqipëri, e për Noemin të kujdesej tezja e saj, më në fund kur vogëlushja do të bënte 3 vjeç ëmë e bijë do të ktheheshin përfundimisht të dyja në atdheun e tyre. Sot që Noemi është 15 vjeç, për Zhanetën nuk ka gjë më të bukur se të shohë vajzën e saj tek i fal kënaqësi e rritet me pasione të shumta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel