Kur tifozët numërojnë orët deri në startin e një prej ndeshjeve më të pritura në futbollin botëror, Gerard Pique preferoi të trazojë ujërat kundër skuadrës së tij.

Mbrojtësi i Barcelonës kritikoi drejtuesit për mënyrën sesi trajtoi Lionel Mesin, sesi u gjend në mesin e një skandali ku pagoi para që të kritikoheshin lojtarët katalanas, por jo vetëm kaq.

Në prag të ” El Clasico”, mbrojtësi shpërtheu në një intervistë për gazetën “La Vanguardia” kundër menaxhimit të presidentit Josep Bartomeu. Një nga çështjet më të vështira ka të bëjë me të ashtuquajturën “Barca Gate”, një makinë balte që klubi dyshohet se e vuri në lëvizje për të denigruar lojtarët në rrjetet sociale:. “Është diçka e egër që klubi shpenzoi para për të na kritikuar – tha Piqué.

Pavarësisht problemeve me drejtuesin, si veteran i ekipit Pique vendosi të zgjasë marrëveshjen e tij me Barcelonën. Një rinovim i kontratës që mbrojtësi ka zgjedhur të nënshkruajë duke pranuar një ulje të pagës në emër të ndjenjës së përkatësisë që e lidh atë me fanellën.

Por pyetja më e nxehtë mbetet ajo që lidhet me Leo Messi, i cili gjatë verës dukej në prag të lamtumirës së Barcelonës: “Unë i kërkova Leos të rezistonte. Camp Nou duhet të mbajë emrin e tij. Messi meriton gjithçka. Unë nuk kisha shumë kontakte me të në ato ditë, pasi ishte një çështje shumë personale. Po flasim për një lojtar i cili ka qenë këtu për 16 vjet, dhe ekipi duhej të gjente gjuhën me të. Si mundet që lojtari më i mirë në histori të ngrihet një ditë dhe të dërgojë një burofax sepse ai mendon se nuk po e dëgjojnë atë? Kjo është vërtet tronditëse” tha Pique

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA