“Për’Puthen/ Marisi mundohet të gjejë fajtorin: Strumbullari i largimit të Shqipes është Graciano

23/10/2020 19:44

Përjashtimi i Shqipes nga “Për’Puthen”, bëri që studio të “vlojë”.

Kishte persona që ishin dakord me këtë vendim, por kishte edhe nga ata që mendonin që Shqipja e meriton një mundësi të dytë. Marisi, u përpoq të analizonte më në detaje, debatin që shpërtheu në studio, që dërgojë më pas edhe në përjashtimin e Shqipes.

Ai tha se i gjithë faji ishte i Gracianos, i cili në një takim që sipas tij supozohet të flasësh për dashurinë, flitet për “marrëdhënie treshe”. Ndër të tjera ai tha se nuk është mirë që të flitet për këto tematika, pasi emisioni ndiqet nga të gjitha moshat.

“Strumbullari është Graciano. Ky është përputhen, ne në takimet e para të flasim për marrëdhënie, treshe, katërshe, kjo nuk është normale. Kushdo ta mbajë për veten e vet, ka një sens logjik. Që në takim, është i ndjekur, na ndjekin të vegjël edhe të moshuarit, sepse kanë dëshirë të shohin si njihet brezi jonë”, u shpreh Marisi.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel