KED “mbylli sytë” për noteren/ Sonila Bejtja nuk ka të deklaruar si notere bilancin e vitit 2018

23/10/2020 15:14

Këshilli i emërimeve në Drejtësi është zhytur në paligjshmëri dhe shkelje të Kushtetutës në procesin e vlerësimit të kandidatëve për anëtarë të gjykatës kushtetuese.

Në shqyrtimin e listës së kandidatëve që u paraqitën nga Presidenti meta ishte edhe noterja Sonila Ibrahimi Bejtja.

Shkelja më flagrante është se këshilli i emërimeve në drejtësi zgjedh si kandidate një notere kur Kushtetuta e përjashton këtë profesion. Këshilli i emërimeve në drejtësi merr përsipër rolin e gjykatës kushtetuese që të interpretojë Kushtetutën dhe ta shpjegojë shkeljen e saj me nevojën urgjente për ndërtimin e gjykatës Kushtetuese.

Ky nuk është i vetmi problem në këtë zgjedhje dukshëm të sforcuar nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por ka edhe më shumë. Në relacionin që tregon se Noteres i jepet leja të kandidojë për anëtare të gjykatës kushtetuese, tregohen se janë mbledhur të dhënat për një vetting të saj. KED ka marrë të dhëna nga tatimet dhe qendra kombëtare e biznesit por duket se nuk vënë re lëvizjet që Sonila Ibrahimi BeJtja bën duke u regjistruar në aktivitet avokati e duke u ç’regjistruar Brenda një kohe të shkurtër.

Ndërkohë që aktualisht është notere dhe rezulton se në vitin 2011 se është regjistruar si tatim paguese, por më pas e ka çregjistruar në dhjetor te vitit 2018 por ndërkohë në maj të 2018 kishte hapur një nipt tjetër si notere.

Në asnjë nga këto nipte ajo nuk ka të publikuara si të raportuara bilancet e punës së saj gjatë vitit 2018. Duke qenë një avokate dhe notere dhe njohëse e çështjeve ligjore, një harresë e tillë është e pajustifikuar, ndërkohë që ligjërisht është e dënueshme me gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA